Roma, Pedro bëhet fakt i kryer, arrin akord me sulmuesin për dy sezone

Sulmi i Romës pasurohet me një emër të ri; klubi verdhekuq ka gjetur marrëveshjen me Pedro Rodriguez Ledesma i njohur ndryshe si Pedro me spanjollin që do të veshë fanelën e skuadrës romane në muajin shtator. Ish futbollisti I barcelonës do të mbyllë kontratën me Chelsean dhe më pas do të jetë I lirë, me futbollistin që tashmë e ka nënshkruar një parakontratë me skuadrën italiane që parashikon një akord 2 vjecar me pagë 3 milionë Euro(3.5 milionë Euro me gjithë bonuse). Kjo do të thotë se një mes Under dhe Kluivert do të largohet nga skuadra e Romës

Në muajt e kaluar Pedro kishte marrë oferta ekzotike nha Katari dhe me konkretisht nga skuadra e mikut të tij Xavi Hernandez, Al Sadd dhe nga Major League Soccer, por në fund sulmuesi 33 vjecar spanjoll zgjodhi transferimin në Serie A pikërisht te Roma

Pedro do të jetë në skuadër në shtator, por problemi është se sulmi në krahë është I mbipopulluar kështu që dikush nga Roma është I destinuar të largohet. Për Kluivert ka kërkesa dhe holandezi mund të hyjë në bisedimet me Arsenalin për blerjen e Mkhitaryan. Edhe Diego Perotti mund të largohet, por në këtë rast ofertat për momentin mungojnë. Pedro Rodriguez do të mbyllë sezonin e Premier League me Chelsean deri në 31 korrik, por nuk do të luajë në pjesën e mbetur të sezonit evopian me Blute në bazë te akordit të arritur me klubin londinez.

Sfidanti.al