Roma, De Rosi studion për trajner, në pritje të të rejave nga bisedimeve me Fridkin

Daniele De Rosi-Roma është një dashuri pa fund, dy rrugë që në mënyrë të paevitueshme janë të destinuara të kryqëzohen sërish edhe pse kjo nuk do të ndodhë menjëherë. Ish kapiteni I verdhekuqve deklaroi tërheqjen nha futbollit dhe pranoi se synon të bëhet trajner, por për këtë  do t’I duhet kohë.

Sipas disa të përditshmeve në Itali, për De Rosin parashikohet një përfshirje në stafin teknik të Romës, por vetëm kur të shfaqen siguritë përsa I përket cështjes së pronësisë së klubit. Për këtë arsye ai po monitoron me vëmendjen tratativën e shitjes së Romës nga ana e Xhejms Palotës tek Fridkin, me të cilin ai do të kërkojë që të flasë, por vetëm kur të jetë moment i duhur.

Sipas ‘Gazzetta Dello Sport’, De Rosi e mori një ofertë për një rol drejtuesi në klub nga Shefi Ekzekutiv, Fienga  në muajin maj, ndërsa ‘Corriere Dello Sport’ lë të kuptohet se De Rosi  do ta marrë në konsideratë kthimin në Trigoria  vetëm pasi të jenë mbyllur tratativat për ndërrimin e pronësisë mes dy manjatëve amerikanë

Ndërkaq, një tjetër rrugë që mund të përshkojë Daniele De Rosi është  ajo që mund ta cojë në stafin e bashkëpunëtorëve të Roberto Mancinit në Kombëtaren italiane, por vetëm pas Evropianit. Gjithsesi, ish futbollisti I Romës nuk e ka me ngut dhe për momentin po përqendrohet te studimet e tij, pasi në prill do të mund të nisë kursin për t’u bërë trajner profesionist u Kategorisë së dytë-UEFA A që do t’I japë mundësi të drejtojë cdo lloj skuadre të rinjsh meshkuj apo femra deri në ekipe të Serisë C.

Pas një periudhe stazhi do të ketë mundësinë që të kërkojë që të bëhet njëpërjashtim nëse do të ketë ndonjë telefonatë nga klube të Serisë A, por gjithsesi do t’I duhet të regjistrohet për Masterin e Kovercianos në mënyrë që të marrë diplomën  UEFA Pro, për të cilën kurset parashikohen të zhvillohen nga tetori në korrik.

Sfidanti.al