River-Boka, vogelushi 6 vjecar shet lodrat për të shkuar në Monumental

Vogëlushi Renzo ka një ëndërr; të shohë ndeshjen e së shtunës mes River Plejtit dhe boka Xhuniors në ‘Monumental’ që është fsfida e dytë finale e Kupës Libertadores. problemi është se biletat e kësaj sfide janë shitur prej kohësh të gjitha dhe vogëlushi banon në Parana, 400 km larg Buenos Airesit.

Kështu Renzo i vogël iu fut punës për të gjetur një zgjidhje; i veshur me fanelën e River Plejtit, doli përpara portës  për të shitur të vetmet të mirat që aoi zotëron, lodrat e tij. ‘Shes lodrat e mia për të shkuar në Monumenta’-ishte pankarta që kishte vendosur vogëlushi pranë lodrave të tij. Një slogan i thjeshtë ky, por që pati efektivitet duke qenë ajo pak caste pas postimit në rjjetet sociale filloi të bëjë xhiron e botës duke bërë që të nisë puna për të ndihmuar Renzon për të realizuar ëndrrën e tij. I pari që bëri lëvizjen e tij ishtë një tifoz i River Plejtit që jeton në Malaga të Spanjës duke filluar mbledhjen e fondeve për t’i paguar vogëlushit dhe nënës së tij udhëtimin drejt Buenos Airesit për të parë të paktën një ndeshje të kampionatit të River Plejtit

si është fundi i kësaj historie? Me siguri i lumtur; pasi Renzo duket se do të shkojë vërtet në Monumental të shtunën. Kjo sepse, presidenti i Grupimit River të Parana, Emanuel Hulian Barno’, pasi pa foton e vogëlushtit në internet, ndërhyri për t’ siguruar Renzos së vogël dhe nënës së tij mundësinë për të ndjekur këtë finale të madhe në stadium. por jo vetëm kaq, vogëlushi mori si dhuratë një kapele dhe fanelë të River Plejtit me firmën e mitikut Enco Franceskoli.

sfidanti.al