River-Boka me 2 500 policë, Madridi kurrë kaq i “blinduar”!

Për Realin dhe për Madridin është më shumë një kokëçarje sesa një rast për të përfituar. Edhe pse “Santiago Bernabeu” pritet të jetë plot për një ndeshje tepër prestigjioze si finalja e Kupës Libertadores, sërish organizatorët do të donin më mirë që kjo të ishte shmangur. Edhe me vetëm 10 000 tifozë nga Argjentina, sërish mund të pritet “e pabëra”, pasi kushdo e di se çfarë ndodh në Buenos Aires.

Për t’i dalë përpara çdo të keqeje, Reali dhe policia e kryeqytetit kanë bashkëpunuar dhe kanë rënë dakord se do të duhen gjithsej 2 500 agjentë të sigurisë, për të mbajtur rendin dhe qetësinë. Pritet që në stadium të jenë mbi 80 000 tifozë, nga të cilët 40 000 do të jenë argjentinas, dhe 30 000 prej tyre banues në Spanjë. Operacioni i sigurisë nisi që të mërkurën, kur në Spanjë mbërriti Boka Juniors, nën masa të forta mbrojtëse.

Sfidanti.al