Rivalët me respekt për Maqedoninë: Kini kujdes maqedonasit!

Maqedonia, në letër, konsiderohet si një ekip autsajder në Grupin B të Kampionatit Evropian për futbollistët nën moshën 21 vjeç, por, sidoqoftë, ekipet e tjerë i trajtojnë me respekt të rinjtë maqedonas, të ndërgjegjshëm se nënvlerësimi i tyre do të mund t’u kushtonte shtrenjtë atyre. Trajneri i ekipit spanjoll, Albert Selade, thotë se vendosja e Maqedonisë para ekipit të Francës në fazën e grupit eliminator përkatës të këtij kampionati, është dëshmia më e mirë e cilësive që zotëron ekipi “kuqeverdhë”.

“Portugalia zhvilloi ndeshje kualifikuese të shkëlqyera, ndërsa Serbia ka një brez të jashtëzakonshëm që është kampion botë, por, kini kujdes edhe maqedonasit, pasi ata eliminuan Francën dhe është e qartë se ata përbëjnë një ekip që, në asnjë mënyrë, nuk duhet të nënvlerësohet. Unë nuk e pranoj rolin e favoritit, sepse ne nuk dolëm të parët në grupin tonë eliminatorët, por, megjithatë, ekziston hapësira për progres”, thotë trajneri spanjoll.

Timonieri i ekipit portugez, Rui Zhorge, nga ana tjetër, është i ndërgjegjshëm se në kampionatet evropianë nuk ekzistojnë ekipe përfaqësues të dobët. “Do të jetë e vështirë, por, kështu, ndodh, gjithnjë, në fazën përmbyllëse të Kampionatit Evropian. Të gjithë ekipet kanë punuar pa u lodhur dhe me forcë që të vijnë deri këtu që të tregojnë se çfarë dijnë që të bëjnë, zotërojnë cilësi dhe forcë. Spanja do të jetë një rival i vështirë, Serbia, po ashtu, ndërsa mendoj se e njëjta gjë mund të thuhet edhe për maqedonasit”, theksoi Zhorge.