Rivalë të përjetshëm, Libertadores, tifozët e Bocas në stadium me maskën e Gabigol

I gjithë stadiumi me maskat  me fytyrën e Gabigol. Kjo ishte ajo që ndodhi në Buenos Aires ku shumë tifozë të Boca Juniors shkuan në ‘Bombonera’ për ndeshjen me Union Santa Fe dhe festuan humbjen e River Plate në finalen e Kupës Libertadores kundër Flamengos, një ndeshje që u vendos pikërisht nga dy gola  të Gabriel Barbozës ‘Gabigol’.

Ishte ky një homazh special për të falenderuar sulmuesin brazilian dhe për t’u tallur me rivalët e përjetshëm. Përsa I përket ndeshjes, Boca Juniors fitoi 2-0 me gola të Uancop Abila dhe Mac Alister, ky I fundit u zëvendësua në minutën e 70 nga Daniele De Rosi I cili u prit me duartrokitje nga tifozët e Bocas në momentin që hyri në fushën e lojës.

Sfidanti.al