Riprogramimi I sezonit, UEFA të mërkurën mban videokonferencë

Këtë të mërkurë UEFA vendosi të organizojë një videokonferencë me sekretarët e  përgjithshëm të 55 federatave që aderojnë në të për të diskutuar situatën e krijuar pas pezullimit të evenimenteve futbollistike për shkak të emergjencës coronavirus në kontinentin evropian. Në rend të ditës parashikohet të jenë përditësimet në lidhje me progresin e bërë nga grupet e punës të krijuara 2 javë më parë dhe opsionet e mundshme përsa I përket riprogramimit të ndeshjeve.

Në këtë videokonferencë do të ekzaminohen edhe zhvillimet në të gjitha kompeticionet e UEFA për klube, ndërkohë që do të vlerësohen edhe progresi në rang FIFA dhe evropian për kontratat e futbollistëve dhe sistemin e transferimeve.

Opsionet në dispozocion nuk janë shumë duke qenë se fatet e Ligës së Kampioneve dhe Europa League varen kryesisht nga kampionatet kombëtare. Presidenti I UEFA, Aleksander Ceferin kishte thënë se ishte në dispozicion për mbivendosje të datave të eventeve nëse kjo do të shërbejë për të mbyllur sezonin, duke nënvizuar se fundi I qershorit është afati final për kampionatet, në rast të kundërt, sezoni do të jetë I humbur

Më e komplikuar është cështja që parashikon fillimisht mbyllken e Ligave dhe më pas zhvillimin e ndeshjeve evropiane që mungojnë, pasi  ekziston rreziku që  gjtihcka të shkojë shumë gjatë në kohë. Të mërkurën, situata do të jetë më e qartë, por është e qartë se gjithcka do te varet shumë nga  evoluimi I numrit të të prekurve në Evropë.

Sfidanti.al