Rimini ofertë gafaxhiut  Karius: Ne jemi një ekip ideal që ti të qetësohesh!

Loris Karius është një nga figurat futbollistike më të përfolura gjatë ditëve të fundit, për shkak të gabimeve katastrofike që ai bëri në finalen e Champions-it, duke kontribuar në fitoren 3-1 të Realit të Madridit ndaj Luverpulit. Në këto kushte, presidenti i klubit italian të kategorisë së 3-të të Riminit, Xhorxho Grazi, e ftoi portierin gjerman që ai të bashkohet me klubin e tyre, me qëllim që të qetësohet dhe të rifitojë vetëbesimin.

“Ne do të donim që ta ndihmonim Lorisin që ai të bëhet shembull sesi në futboll dhe në jetë mund të ngrihesh përsëri në këmbë. Do të doja që t’i ofroja atij, me rastin e ditëlindjes, një marrëveshje njëvjeçare me Riminin tonë, një klub ideal që ai të qetësohet, të rimarrë vetëbesimin dhe forcat që të arrijë t’i realizojë ëndrrat e veta”, vuri në dukje Grazi, duke pasur parasysh 22 qershorin, kur Kariusi do të mbushë 25 vjeç.

Sfidanti.al