Rikthehen zërat; Abramovic do shesë Celsin për 2.5 mld Paund

Rikthehet të qarkullojnë zërat për mundësinë e shitjes së Celsit nga ana e Roman Abramovic. Duket se këtë radhë, manjati rus i Bluve të Londrës e ka marrë seriozisht në konsideratë këtë ide që të shesë klubin anglez të cilin e bleu para 15 viteve për vlerën e 140 milionë Eurove dhe mësohet se Abramovic i kërkon blerësit të mundshëm të Celsit, 2.5 miliardë Paund.

Ai që shihet si pretendenti për blerjen e klubit të Celsit është ipikerisht Xhim Retklif që ka në zotërimin e tij edhe klubin zviceran të futbollit të Lozanës. Retklif, tashmë 66 vjecar, që ka blerë edhe skuadrën e ciklizmit Team Sky, është njeriu më i pasur në Britaninë e Madhe me një pasuri prej më shumë se 21 miliardë Paund, të cilën e ka siguara nga kompamnia Ineos. Biznesmeni e ka pranuar kohë më parë interesin e tij për të blerë një klub të Premier Leagues dhe më konkretisht skuadrën e Celsit.

‘Kam në pronësi një skuadër të vogël në Zvicër. Lozana përfaqëson një eksperiencë që na lejon të mësojmë shumë-ka thënë Retklif-është si të mësosh notin në ujë’

sfidanti.al