Rekord i ri per Messin; shenuesi me i mire i La Liga per te 7 here

Nuk ishte sezoni me i mire per Lionel Messin, megjithate argjentinasi arriti te shkruaje nje tjeter faqe ne historine e kampionatit spanjoll teksa vendosi nje rekord te ri. Kapiteni i Barcelones per te 7 here eshte shpallur shenuesi me i mire i La Ligas duke lene pas nje legjende te futbollit iberik Telmo Zarra qe e ka fituar cmimin si golashenuesi me i mire i La Ligas, 6 here.

Lionel Messi shenoi 2 here ne ndeshjen e fundit te kampionatit te Barcelones ndaj Alaves e fituar nga katalanasit 5-0. Me keto dy gola, argjentinas e mbylli kampionatin spanjoll me 25 gola te shenuar duke lene pas Karim Benzema te Realit te Madridit me 21 finalizime.

Sfidanti.al