Reali i tha ‘adios’ Kupes se Mbretit, Zidan: Pergjegjesia eshte e imja, posti im ne loje ne sfiden me PSG

Poshterim, turp, Pepinazo historike. Keshtu e pershkroi media spanjolle eliminimin e Realit te Madridit ne cerekfinale te Kupes se Mbretit nga ana e Leganjes. I akuzuari kryesor eshte trajneri Zinedin Zidan i cili e pranoi krizen qe po perjeton skuadra e tij.

‘Ishte nje mbremje shume e veshtire, me e veshtira qe nga momenti qe kam marre drejtimin e Realit-tha Zidane-jam pergjegjesi kryesor per ate çfare ndodhi dhe jam i zemeruar. Per mua ky eshte nje deshtim i plote. Skuadra tentoi por nuk e arriti dot objektivin’.

Ne kete situate evenimenti ku Reali eshte ende ne loje ne Ligen e Kampioneve dhe kundershtar ne 1/8 e finaleve do te kete pikerisht Paris Sen Zhermen dhe Zidane e rrezikon seriozisht postin e tij.

‘Eshte e qarte se qendrimi im ne detyre do te varet shume nga sfida me PSG-vijoi Zidan-jam une pergjegjesi per kete situate.’

Ndeshja e Liges se Kampioneve mes Realit te Madridit e Paris Sen Zhermen do te luhet ne 14 shkurt.

Sfidanti.al