Reali këmbëngul për Pogba; po përgatit ofertë prej 167 mln Euro

Real Madrid është garti të shfaqet në zyrat e Mancester Junajtid me një ofertë për Pol Pogba. Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik ‘The Mirror’ sipas të cilit Reali do ta bëjë ofertën për mesfushorin francez pasi të ketë larguar Garet Bejl. Në fakt largimi i uellsianit do të bëjë që Los Blancos të kursejë 17-20 milionë Euro në sezon, gjë që do të ndihmonte në blerjen e Pol Pogbasë

Gjithnjë sipas ‘Mirror’ me të sistemuar cështjen Bale, do të dërgojë në zyrat e Mancester Junajtid 167 milionë Euro për kartonin e futbollistit që do ta bënte atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit merenges

Por kjo lëvizje për Pogba për momentin duket se do të mbetet vetëm në kuadrin e tentativës, pasi Bale nuk do të largohet. Akordi me klubin kinez të Xhingsu dështoi sepse sipas BBC Reali i Madridit ndërroi mendje për transferimin e Bale drejt Kinës dhe motivet e këtij vendimi të papritur ende nuk janë të qarta.

sfidanti.al