Reali ka filluar “gjuetinë” e Ikardit, Interi pret ..superofertën e majme!

Duket se Mauro Ikardi ndodhet tanimë pranë derës së daljes së Interit, pasi kundërshton që të luajë në shenjë proteste ndaj heqjes atij të shiritit të kapitenit. Sipas disa informacioneve, Napoli i ka ofruar futbollistit argjentinas nëntë milionë euro plus dy milionë euro në formë bonusesh.
Por, megjithatë, sipas medias italiane, interesim për shërbimet e Ikardit ka shprehur edhe Reali i Madridit. Gazetari italian Tankredi Palmeri vinte në dukje në uebsajtin e “Tutomerkatos” se Reali tanimë ka hyrë në kontakt me Ikardin dhe i ka premtuar atij një pagesë më të madhe sesa Napoli. Sido që të jetë, pritet që në adresë të Interit në situatën e krijuar të vijnë edhe oferta të tjera të majme për Ikardin.
Sfidanti.al