Reali i Madridit s’ndalet.. hyn në “All in” për Hari Keinin!

Reali u bë edhe një herë tjetër kampion bote midis klubeve, por, megjithatë, ai ka plane që të bëjë një remont të përgjithshëm mbas mbarimit të këtij sezoni, pra verën e ardhshme, dhe një nga objektivët më kryësorë të tij do të jetë sulmuesi mjaft efikas i Totenhemit, Hari Kein.
Media spanjolle shkruan se klubi “mbretëror” do të hyjë në fazën “All in” (do të bëjë gjithçka të mundur) që të sigurojë shërbimet e Keinit që është nr.1 në “listën e dëshirave” të presidentit Florentino Perez.
Totenhemi kërkon për lojtarin e vet më të mirë 220 milionë euro të pabesueshëm, por, sidoiqoftë, Reali ka përgatitur një plan të vetin që të arrijë të sigurojë firmën e Keinit. Kështu, Perezi është gati që të kthejë mbrapsht në Londër futbollistin uellsian, Garet Bejl, plus 70 milionë sterlina që të marrë Hari Keinin.
Sfidanti.al