Reali ëndërron Mbape; ja oferta astronomike e Los Blancos

Kilian Mbape është ëndrra e Realit të Madridit. Sulmuesi francez është vënë në radarët e Los Blancos që nga moment kur filloi të shpalosë talentin e tij me fanelën e Paris Sën Zhermenit. Por vera e ardhshme mund të jetë momenti I së vërtetës për Realin e Madridit që do të tentojë të bëjë ofensivën e tij për Mbape, por e di shumë mirë që bisedimet me Paris Sën Zhermenin do të jenë shumë të vështira

Media spanjolle flet për një pakt të Realit të Madridit dhe futbollistit për transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll me mbape që do të ketë mundësi të përfitojë një pagë prej 40 milionë Euro në sezon përfshirë këtu edhe bonuset e tjera që do të jepen në varësi të titujve të fituar.

Po kështu, media spanjolle bën të ditur se presidenti Florentino Perez po përgatit edhe një ofertë prej 275 milionë Eurosh, 225 milionë për kartonin e Mbape dhe 50 milionë në formën e bonuseve që do ta bënte Mbappen futbollistin më të kushtueshëm në historinë e futbollit botëror e që do të zbriste Nejmar në vendin e dytë me vlerën e 222 milionë Eurove që Paris Sën Zhermeni shpenzoi për ta marrë atë nga Barcelona.

Reali shpreson që vera e ardhshme të jetë moment kyc për blerjen e Mbappe pasi futbollistit më pas I mbetet edhe vetëm 1 vit më shiumë në kontratë, një aspekt ky që do ta shtynte Paris Sën Zhermenin të hyjë në bisedime për transferimin e tij për të mos e humbur  shërbimin e Mbappe me parametra zero.

Sfidanti.al