Real Madrid vë në shënjestër Rashford; gati të ofrojë 110 milionë Euro

Reali i Madridit nuk dorëzohet dhe provon të hidhet në sulm për Markus Rashford. Sipas asaj që publikohet te tabloidi britanik ‘The Sun’ skuadra madrilene është gati të derdhë në arkat e Mancester Junajtis 110 milionë Euro dhe t’i garantojë sulmuesit një pagë më të mirë nga ajo që përfiton te Djajtë e Kuq.

Markus Rashford ka me Mancester Junajtid një kontratë deri në qershor të vitit 2020 dhe drejtuesit e klubit kanë njoftuar përfaqësuesit e futbollistit se kërkojnë rinovimin me të, por sipas ‘The Sun’, Reali i Madridit ka ndërmend që ë ndërhyjë në këto tratativa dhe se në javët e kaluara i ka shtuar kontaktet me drejtuesit e Djajtve të Kuq.

Ndërkaq, vetë Rashford nuk e ka me ngut rinovimin e kontratës me Mancester Junajtid. në pjesën e parë të sezonit, futbollisti ka pasur një paraqitje me hope, ndërsa pas ardhjes së Solskjaer, situata ka ndryshuar në mënyrë radikale. Me norvegjezin në stol, Rashford është gjithnjë titullar me Mancester Junajtid në Premier League dhe në 7 ndeshje ai ka mundur të shënojë 5 gola. Do të jetë pikërisht Rashford që duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij dhe të zgjedhë mes Mancester Junajtid dhe Realit të Madridit.

sfidanti.al