Real Madrid rihedh sytë nga Eriksen; I kërkon parakontratë në janar

Real Madrid e kërkon sërish Kristian Eriksen. Lajmi bëhet I ditur nga tabloidi britanik ‘Mirror’ sipas të cilit, klubi mereneges I kërkon mesfushorit të Totenhemit të firmosë një kontratë paraprake me Los Blancos në muajin janar. Futbollistit danez I skadon kontrata me Hotspurs ne verën e vitit të ardhshëm, kështu që në janar ai do të jetë I lirë të nisë gtratativat me cilindo klub që dëshiron.

Nëse Reali I Madridit do të arrijë të bindë Eriken të firmosë këtë kontratë paraprake, atëherë do të marrë futbollistin në muajt e verës me parametra zero. Për momentin Kristian Eriksen ende nuk e ka rinovuar  kontratën me londinezët, ndërkohë që mesfushori së fundmi duket se është vënë edhe në shënjestrën e Mancester Junajtid.

Por Mirror nuk lidh vetëm Eriksen me Realin e Madridit, por e bën këtë edhe me Maurisio Pocetino I cili konsiderohet në kryeqytetin spanjoll si zëvendësuesi ideal I Zinedine Zidane.

Sfidanti.al