Real Madrid, në ankth për Eden Hazard, belgu rrezikon ‘El Clasico’

Reali I Madridit pati një shqetësim të madh në ndeshjen me Paris Sën Zhermenit në Ligën e Kampioneve , shqetësim që e ka emrin Eden Hazard. Futbollisti belg I ‘Los Blancos’ pësoi një dëmtim gjatë kësaj sfide dhe gjendja e tij nuk është shumë shpresëdhënëse për stafin teknik. Vetë trajneri Zinedine Zidane nuk e fshehu ankthin e tij për Hazard  në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes.

‘Hazard? Dëmtimi I tij sigurisht që më shqetëson, por shpresojmë që të mos jetë I rëndë-u shpreh trajneri francez I skuadrës merenges.

Hazard mund të ketë probleme jo të vogla në kavilje dhe belgu që nuk e fshehu se ndjente dhimbje në momentin kur u zëvendësua. Ende nuk ka asnjë konfirmim, por Eden Hazard rrezikon që të mos jetë I pranishëm në ‘El Clasicon’ e 18 dhjetorit mes Barcelonës dhe Realit të Madridit në Camp Nou.

Sfidanti.al