Real Madrid, ideja e cmendur e Perez; 350 milionë Euro për Nejmar

Nga Spanja, më konkretisht nga Barcelona vjen lajmi bombë; presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez është gati të ofrojë 350 milionë Euro për Nejmar. është e përditshmja ‘Sport’ ajo që publikon këtë larjm bombastik duke theksuar se sulmuesi i Paris Sën Zhermenit tashmë është informuar për këtë ofertë të menjëhershme të Realit të Madridit.

Nejmar nuk ka një klauzolë të zgjidhjes së kontratës me klubin parizien, kështu që klubi i interesuar për brazilianin që në këtë rast është Reali i Madridit duhet të paraqitet me një oferte të jashtëzakonshme në mënyrë që drejtuesit të Paris Sën Zhermenit ta marrin në konsideratë.

Por jo vetëm kaq, Reali i Madridit duket se ka përgatitur një kontratë faraonike edhe për vetë Nejmar. Gjithnjë sipas ‘Sport’, klubi merenges do t’i propozojë 27 vjecarit një pagë prej 45 milionë Eurosh në sezon, shifër kjo që është më e lartë nga ajo prej 36 milionë Euro që ai përfiton aktualisht te kampionët e Francës. Kontrata për Nejmar pritet të jetë 5 vjecare me një klauzolë të zgjidhjes së saj që kap një vlerë marramendëse që thyen cdo rekord; flitet për 2 miliardë Euro.

Javët e fundit është folur për një rikthim të Nejmar në Spanjë pikërisht te Barcelona, por kjo lëvizje e tij u pengua pikërisht nga raportet jo të mira të klubit katalanas me drejtuesit e Paris Sën Zhermenit, një situatë kjo që favorizon shumë pikërisht Realit të Madridit i cili e kërkoi Nejmarin edhe në merkaton e verës së kaluar.

sfidanti.al