Real Madrid e Barcelona, shënjestrojnë Bruno Fernandes

Bruno Fernandes është pjesë e Manchester United prej vetëm disa muajsh por duket se po mendon që të ndërrojë ambient. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, mesfushori portugez i Manchester United është bërë objekt I merkatos për Realin e Madridit dhe barcelonës.

Gjithnjë sipas ‘The Sun’, futbollistit nuk i kanë pëlqyer disa ngjarje të kohëve të fundit në skuadër dhe referimet janë për goleadën e pësuar nga Tottenham, zëvendësimi i tij në pushimin e asaj ndeshje kur rezultati ishte 1-4 dhe diskutimit që pati në dhomat e zhveshjes me Bruno Fernandes që bëri përgjegjës një prej shokëve të skuadrës dhe vetë trajnerit Solskjaer me portugezin që pranoi se ka pasur debate por që mohoi se ka ngritur akuza.

Megjithatë për median angleze, këto janë të mjaftueshme që futbollisti të mendojë për të ndërruar ambient dhe kjo ka bërë që dy gjigandët spanjollë të ndjekin me vëmendje futbollistin, rendimentin e sidomos situatën e tij. Bruno Fernandes u bashkua me Manchester United në merkaton e muajit janar dhe shumë shpejt u bë një element i rëndësishëm për skuadrën e Solskjaer. Falë edhe rendimentit të tij Djajtë e Kuq arritën të kualifikoheshin deri në gjysmëfinale të Europa League dhe të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në këtë sezon.

Sfidanti.al