Real Madrid, dëmtimet s’e lënë rehat; Mariano Diaz rrezikon ndeshjen me Atalantën

Real Madrid nuk gjen paqe me dëmtimet. ‘Viktima’ e radhës është Mariano Diaz me sulmuesin që ka pësuar dëmtim muskular, dicka që u konfirmua nga vetë klubi kampion i Spanjës.

Reali i Madridit nuk e bëri të ditur kohën e riaftësimit të futbollistit, por sipas asaj që publikohet në median spanjolle, sulmuesi mund të qëndrojë jashtë fushave të lojës për disa javë.

Nëse kjo do të konfirmohet, atëherë Mariano Diaz nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane për sfidën e kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve  e programuar të zhvillohet në 16 mars.

Sfidanti.al