Reagim i Çelsit: Përse mungon Hazari në ekipin e Premier Ligës?

Klubi i Çelsit reagoi i habitur përmes uebsajtit të vet, për shkak të mospërfshirjes së lojtarit të tij më të mirë në ekipin e vitit të Premier Ligës, të shpallur nga shoqata profesioniste angleze e futbollit. Me këtë rast, Çelsi publikoi edhe një statistikë që tregon se Hazari, momentalisht, është futbollisti më i mirë, duke patur parasysh golat e shënuar dhe asistencat e tij për gol. Klubi londinez në fjalë shtron pyetjen sesi ka mundësi që Hazari nuk është përfshirë në ekipin ideal të Premier Ligës:
“Eden Azari ishte midis gjashtë lojtarëve, nga të cilët u zgjodh futbollisti i sezonit nga shoqata angleze e futbollit, por, megjithatë, ai nuk u përfshi në ekipin ideal të Premier Ligës. ‘Dhjetëshi’ ynë po zhvillon një sezon të shkëlqyer dhe mungesa e tij në ekipin e më të mirëve përbën për neve një të papritur të madhe. Hazari po zhvillon sezonin e tij më të mirë dhe, nëse kombinohen golat e shënuar dhe asistencat e tij, ai është i pari në Premier Ligë”.
Sfidanti.al