Rast pozitiv me Covid-19; shtyhet një ndeshje e kampionatit ukrainas

Karpaty-Mariupol, ndeshje e Premier Leagues Ukrainase e parashikuar të zhvillohej këtë të diel është shtyrë, sepse disa futbollistë dhe anëtarë të stafit teknik të Leopoli Karpaty rezultuan pozitivë me coronavirus. Lajmi u konfirmua nga Federata Ukrainase e Futbollit që shpjegoi se personat e prekur nga Covid-19 janë asimptomatike duke hyrë në izolim.

Rifillimi i kampionatit ukrainas ishte parashikuar të ndodhte pikërisht këtë të diel, ndërkohë që mbyllja e tij është parashikuar të bëhet në fundin e muajit korrik. Mes sfidave të parashikuara për t’u luajtur ditën e diel spikat ajo mes Shakhtar Donetsk dhe Dinamos së Kievit, dy prej skuadrave më të kuotuara jo vetëm brenda kufijve të Ukrainës.

Sfidanti.al