Ralf Rangnick-Red Bull, ‘divorci’ bëhet zyrtar

Ralf Rangnick dhe Red Bull ndahen. Lajmi i bërë i ditur ditën e enjte nga Bild,u zyrtarizua një ditë më vonë, pra të premten.

‘Tani është momenti i duhur që të mbyll punën time me Red Bull-tha Rangnick, emri i të cilit për një kohë të gjatë u lidh me atë të Milanit si zëvendësuesi i mundshëm i trajnerit Pioli-dua të falenderoj të gjithë punonjësit e sidomos Mateschitz për mbështetjen dhe besimin. Me dhanë mundësinë që këto vite të bëj dicka unike. Red Bull Soccer është një organizatë botërore shumë e suksesshme që është pozicionuar në mënyrë të shkëlqyer në të gjithë botën. Ishte një nder i madh dhe krenari që dhashë kontributin në këtë aspekt. Dua të jap urimet më të sinqerta për të ardhmen për të gjithë Red Bull’.

Sfidanti.al