Rakitic merr vendimin; nuk e lë Barcelonën në janar

Ivan Rakitic do të qëndrojë te Barcelona të paktën deri në fund të sezonit., Mesfushori kroat në muajt e fundit ka pasur shumë dyshime për vazhdimin e aventurës së tij te skuadra katalanase pasi Valverde nuk e konsiuderoi si një lojtar titullar në javët e para të kampionatit. Madje ai mendoi seriozisht larrgimin e tij duke vlerësuar disa oferta që I erdhën në drejtim të tij

Megjithatë në fund ai vendosi që të qëndrojë. Ishte ai që duhej të merrte një vendin pasi klubi nuk dëshironte që ta nxirrte atë në merkato në mënyrë të njëanshme. Drejtuesit e Barcelonës e kanë pasur të qartë gjithnjë se duhet respektuar vullneti I futbollistit.

Arsyeja kryesore e këtijk ndryshimi radikal në situatën e Rakitic ishte aktivizimi I kroatit si titullar në 4 ndeshje radhazi; ndaj Borusias, Atletikos, Majorkës dhe Interit dhe në të gjitha këto ndeshje Rakitic ka bërë një lojë të shkëlqyer duke bërë të mendohet se ai e ka fituar tërësisht vendin e titullarit.

Për këtë arsye, Rakitic vendosi të refuzojë ofertat që kishte marrë dhe të qëndronte te Barcelona. Ai gjithnjë ka dashur që të vijonte karrierën në Camp Nou për të fituar tituj me barcelonën dhe klubi blaugrana është plotësisht në garë për të arritur të gjitha objektivat e tij

Sfidanti.al