Rajan Gigsi s’di të ndalet,  nga Evertoni dhe Lesteri, në… Vietnam

Legjenda e Mançester Junajtidit, Rajan Gigs, që deri kohët e fundit ka mbajtur poste menaxheri tek Evertoni dhe Lester Siti, pranoi një propozim që të punoi si drejtor në një shkollë futbolli në Vietnam. Sikurse shkruan media angleze, pritet që një udhëtim drejt këtij destinacioni ekzotik të ndërmarrë edhe legjenda tjetër e Junajtidit, Pol Skols.

Gigsi do të fillojë që ta ushtrojë detyrën e re të drejtorit të shkollës të futbollistëve të rinj të talentuar vietnamezë, më 20 nëntor, kurse Skolsi do të bëhet drejtor teknik. Ata të dy do të promovhen në detyrat e tyrë të reja deri në fund të këtij muaji, kur edhe do të hapet qëndra e re stërvitore e shkollës në fjalë. Kontrata e Gigsit është dyvjeçare dhe detyrë e tij do të jetë që të mësojë lojtarët e trajnerët ardhshëm vietnamezë dhe të marrë pjesë në zhvillimin e shkollës së lartpërmendur që ajo të bëhet qëndra kryesore futbollistike e të rinjve në Vietnam.

Sfidanti.al