Qyteti i Barcelones ne fazen 1, tani rrezikohet sfida me Napolin

Makthi Covid-19 duket se nuk ka fund. Autoritetet po ftojne qytetaret e Barcelones dhe te zonave perrreth qe te qendrojne ne shtepi dhe te dalin vetem ne rast emergjence. Rritja e numrit te rasteve me coronavirus ne oret e fundit kane shtyre zyrtaret me te larte te Barcelones t’u bejne apel qytetareve qe te mos dalin nga shtepia dhe te mos organizohen ne grumbullime sociale, ne festa nate apo organizime te aktiviteteve kulturore.

Po keshtu ndalohet edhe mbledhja e 10 personave ne grup ne privatesi apo ne publik. Nderkaq, katalanasit kane filluar te largohen nga Barcelona duke renduar trafikun. Kjo situate e ve ne rrezik ndeshjen e Liges se Kampioneve mes Barcelones dhe Napolit, megjithate gjithcka do te varet nga situata qe do te jete pas dy javesh ne qytet.

Sfidanti.al