Qipro, pezullohet përfundimisht kampionati i futbollit

Futbolli qipriot ndalet përfundimisht për këtë sezon. Federata e Futbollit në vendin ishullor, vendosi të anulojë pjesën e mbetur të sezonit për shkak të pandemisë coronavirus. Vendimi u mor pasi një skuadër ekspertësh mjekësor hodhën poshtë një seri protokollesh sanitarë të përpiluar nga Federata Qipriote dhe këmbënguli në respektimin e direktivave të saj.

Në mënyrë të vecantë, Federata kishte deklaruar se nuk mund të plotësojë kërkesën e grupit të ekspertëve për të vendosur në karantinë 2 javore të gjithë skuadrën nëse një futbollist do të rezultojë pozitiv me Covid 19.

Pas këtij vendimi për pezullimin përfundimtar të kampionatit, renditja e kampionatit qipriot sheh Omonia Nicosia, Anorthosis Famagosta, APOEL Nicosia dhe Apollon Limassol si skuadrat në 4 vendet e para të klasifikimit dhe që do të përfaqësojnë Qipron në kompeticionet evropiane.Ndërsa për sezonin e ardhshëm, kampionati në mënyrë të jashtëzakonshme do të ketë 14 skuadra dhe jo 12, për t’u kthyer një vit më pas në këtë formulë

Sfidanti.al