Qipro, derbi i Limassolit; formacioni i Apollon zgjidhet nga…tifozët

Në një moment të vështirë nën shenjën e coronavirusit, shumë skuadra mendojnë për ide të reja që të afrohen me tifozët e tyre. Një shembull të tillë e bëri Apollon I Limassolit, skuadër e Divizionit të Parë në futbollin qipriot që do t’u japë mundësinë tifozëve të tij për të zgjedhur formacionin titullar në derbin miqësor të 9 tetorit kundër Aris Limassol në stadiumin Tsirion.

Ishte vetë trajneri Sofronis Avgousti që i ka hapur rrugë kësaj nisme teksa foli për portalin medium.com. ‘Ne si klub duam të kemi një lidhje të vecantë me tifozët tanë dhe duam që ata të ndihen të përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme-tha Avgousti-duke nisur nga kjo miqësore do t’u japim tifozëve mundësinë që të më ndihmojnë mua dhe të gjithë skuadrën. Shpresoj që të vlerësojnë këtë mundësi dhe faktin që e marrim parasysh opinionin e tyre

Propozimi u bë në bashkëpunim me aplikacionin Socios.com. Alexandre Dreyfus themeluesi i këtij shërbimi dha opinionin e tij në lidhje me këtë nismë të vecantë. ‘Klubet sportive nuk janë asgjë pa tifozët e tyre dhe Apollon potregon besimin maksimal ndaj tyre duke i lënë të zgjedhin formacionin e skuadrës edhe pse bëhet fjalë vetëm për një ndeshje miqësore. Ata tifozë që kanë ‘Fan Token’(monedha virtuale që mund të blihen në platformë) mund të votojnë nëpërmjet aplikacionit Socios.com dhe të sgjedhin 11 futbollistët që duan të hedhin në fushën e lojës që nga minuta e parë dhe të përcaktojnë edhe taktikën. Tani duam që t’ua japim këtë format edhe partnerëve tanë të tjerë-tha Dreyfus’.

Kjo masë e marrë nga qipriotet nuk është dicka e re në botën e futbollit. Juventusi kohë më parë kërkoi mendimin e tifozëve për të zgjedhur këngën që do të ekzekutohej në stadium për cdo gol të shënuar nga skuadra apo për dizajnin e ri të autobusit të Juventusit. Edhe në Spanjë, janë regjistruar raste të tilla. Barcelona zgjodhi muralesat e saj për dhomën e zhveshjes nëpërmjet votimeve të bëra në socios.com, ndërsa Lorca, skuadra e Divizionit të Tretë ndërmori një nismë të ngjashme me atë të Apolloon kur në fillim të vitit lejoi tifozët të zgjidhnin formacionin e skuadrës.

Sfidanti.al