‘Pushteti’ i coronavirusit, Marseille anulon stërvitjet

Futbolli francez nuk gjen paqe nga coronavirusi. Olympique i Marseille është një ndër klubet që po e vuajnë pandeminë Covid duke qenë se deri tani ka anuluar 2 ndeshje miqësore, ndërkohë që në orët e fundit skuadra e Andre Villas Boas anuloi stërvitjet e saj duke vënë në rrezik fillimin e sezonit të ri në Ligue 1, 2020/21 I parashikuar që të jetë pikërisht në Velodrome në 21 gusht.

Marseille ka regjistruar pozitivitetin e Jordan Amavin, ndërkohë që edhe 3 persona të tjerë dyshohen se janë të prekur. Vendimi i klubit marsejez ishte anulimi i seancës stërvitore të mëngjesit të së hënës dhe kryerjen e testeve serologjike për të gjithë

Sfidanti.al