PSG-Sëlltik, s’mund të krahasohen 700 milionë euro me vetëm 30 milionë!

Kampionët e Francës (që ishin me pushime) fituan 4-0, dhe trajneri i tyre, Tomas Tuhel, pati mundësi të bënte 11 zëvendësime. Kjo ndodhi në “Park dë Prensis” në sfidën ndaj Sëlltikut, kampion të Skocisë. Pak rëndësi ka fakti se skocezët e kanë fituar Championsin në historinë e tyre, në 1967 kur quhej Kupa e Kampionëve, si dhe kanë dalë edhe në finale, ndërsa parizienët janë detyruar të kënaqen vetëm me Kupën e Kupave. Siç thotë populli, vlen çfarë je, dhe jo se çfarë ke qenë, dhe Premier Liga e Skocisë është “në rënie të lirë”, siç është fati i ligave të vendeve të vogla. Në të kundërt, PSG është blerë nga sheikët miliarderë të Gjirit Persik, të cilët kanë shpenzuar gati 700 milionë euro për të marrë lojtarët që kanë sot. Me Nejmarin, Mbapenë, Tiago Silvën, Kavanin, Ikardin, Verratin, Di Marinë, Navasin, Markinjosin, Drakslerin, Herrerën, Sarabian e të tjerë, Paris SG është diçka krejt tjetër. Sëlltiku i trajnerit Lenon, nga ana tjetër, ka kushtuar më pak se 30 milionë euro për t’u formuar.

Sfidanti.al