PSG prezanton Pochettinon: Eriksen? Jam i sigurt se Leonardo do të bëjë zgjedhjet më të mira

Në kohë ‘normale’ 25 milionë Eurot që Interi kërkon për kartonin e Christian Eriksen, nuk do të ishin thuajse asgjë për arkat e Paris Saint Germainit. Por sot, pankina e klubit parizien do të duhet të bëjë llogaritë me një bilanc që duhet të rakordohet edhe nga emirët nga Katari. Megjithatë në konferencën e prezantimit të Mauricio Pochettinos, ishin të paevitueshme pyetjet për merkaton aktuale dhe atë të ardhshme për të cilat objektivat janë Eriksen dhe Messi

‘Eriksen? Tani nuk është momenti për të folur për zëra të reja-tha Pochettino-duhet të rifitojmë të gjithë futbollistët tanë aktualë që nuk janë të disponueshëm. Është një periudhë e vështirë për të gjithë, cdo klub duhet të përshtatet, por mendoj se Leonardo do të bëjë zgjedhjet më të mira për skuadrën që ajo të arrijë objektivat’.

Më pas Pochettino foli edhe për Messin, bashkëkombasin e tij. ‘Babagjyshi i Vitit të Ri më bëri dhuratën duke më dhënë mundësinë që të gjej këtë klub dhe të stërvis këtë skuadër-shtoi Pochettino-e dimë që në një klub si PSG ka shumë zëra, por sapo mbërritëm. Do të përpiqemi të përshtatemi, më vonë do të mendojmë për zërat. Janë disa gjëra për të cilat duhet të përgatitemi, pas pak orësh kemi ndeshjen e parë. Do të kemi kohë të flasim për këto tema. Ajo që mund të them është se cdo futbollist i madh është i mirëpritur këtu’.

Sfidanti.al