PSG përgatitet për largimin e Mbappe, e zëvendëson Kane?

Ekuacioni komplikohet. Ndërsa e gjithë bota e futbollit është në pritje të asaj që do të ndodhë në verë me Mbappe dhe Messin, nga Anglia vijnë lajme për për një përfshirje të një faktori të ri që mund të ndryshojë krejtësisht efektin domino që do të shkaktonte nëse ndonjë prej këtyre dy yjeve do të ndërrojë ambient

Deri tani ishte bërë fakt i kryer që Messi ishte objektivi kryesor i PSG. Bashkë me Manchester City, parizienët janë të vetmit që duken në gjendje për të përballuar një transferim të tillë. Por sipas ‘Daily Mirror’realiteti mund të jetë krejt ndryshe. Ky tabloid bën të ditur se nëse Mbappe do të largohet në muajt e verës, Pochettino do të kërkojë Harry Kane për ta zëvendësuar.

Sipas këtij tabloidi, Pochettino dhe Kane janë ende në raporte të afërta me njëri-tjetrin dicka që është krijuar gjatë periudhës kur ata kanë punuar së bashku. Ata kanë shkëmbyer vazhdimisht mesazhe me njëri-tjetrin dhe kujtimet profesionale që kanë me njëri-tjetrin janë të këndshme.

Edhe Manchester City e United kanë shfaqur interesin për Kane, por Tottenham preferon që ta shesë në ndonjë klub jashtë Premier Leagues nëse do të vendosë të largojë qendërsulmuesin e përfaqësueses angleze. Për më tepër edhe raportet mes Pochettinos dhe presidentit të Tottenham, Daniel Levy janë të shkëlqyera madje në një rast ata shkuan me pushime së bashku dhe ky mund të jetë një tjetër faktor që mund të cojë Kane në Paris.

Sfidanti.al