PSG, Mbappe me skuadrën në grumbullimin paraprak për sfidën ndaj Atalantës, Verrati s’ia del

Ishin edhe emrat e Kylian Mbappe e Marco Verrattit mes 28 lojtarëve të grumbulluar paraprakisht nga trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel  në Faro të Portugalisë ku skuadra kampione e Francës do të përgatisë ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Atalantën në 12 gusht në Lisbonë.

Por në fund, në avion bashkë me pjesën tjetër të skuadrës ishte vetëm sulmuesi, ndërsa mesfushori italian qëndroi në Paris për të kuruar dëmtimin e pësuar në pulpën e djathtë të pësuar të këtë të martë pas një përplasjeje  gjatë një séance stërvitore. Të martën që vjen Verratti do të bashkohet më skuadrën  në Lisbonë dhe të mërkurën do të ndjekë sfidën me bergamaskët si një spectator.

Sipas medias franceze, Verratti është i destinuar të mungojë edhe në gjysmëfinale nëse Paris Saint Germaini do të mund të kualifikohet, e programuar për në 18 gusht. Prania e Mbappe në listë duket si një mrekulli për kampionët e Francës. Për sulmuesin bëhet fjalë për një riaftësim rekord pas dëmtimit të rëndë të pësuar në kavilje në finalen e Kupës së Francës me St.Etienne në 24 korrik.

E përditshmja franceze ‘L’Equipe’ disa ditë më parë, citoi një familjar të futbollistit që pohoi se kishte 90% probabilitet që ai të ishte në skuadër, dhe kështu ndodhi. Por sipas lajmeve më të fundit që vijnë nga Franca, në rastin më të mirë, Mbappe do të nisë ndeshjen nga pankina.

Sfidanti.al