PSG, lajme të mira, Neymar grumbullohet për sfidën e Championsit kundër Dortmundit

Frikërat e tifozëve të Paris Saint Germainit për një mungesë të mundshme të Neymar në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Borussias së Dortmundit shuhen. Në fakt trajneri Thomas Tuchel e ka përfshirë sulmuesin Brazilian në listën e 21 futbollistëve të grumbulluar për këtë ndeshje që është e vlefshme për fazën e 1/8 të finaleve të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube

Neymar nuk zbret në fushën e lojës aqë nga 1 shkurti kur Paris Saint Germaini luajti me Montpellier, sfidë ku Neymar pësoi një dëmtim në brinjë. Është ky një sezon me dritëhije për 28 vjecarin që edhe sezonin e kaluar u dëmtua në këtë fazë të sezonit në legamentin e kaviljes duke qëndruar 2 muaj jashtë fushave të lojë. Në tetor-nëntor, Neymar pësoi dëmtim muskular në kofshë që e la atë jashtë fushave të lojës për 37 ditë.

Sfidanti.al