PSG, Keylor Navas lë Parisin me një fluturim prej… 200 mijë Dollarësh

Edhe në Francë, pandemia coronavirus po I detyron të gjithë që të qëndrojnë në shtëpri dhe këtu përfshihen dhe futbollistët. Por edhe te Paris Saint Germaini, ashtu si edhe te Juventusi në Itali, disa prej lojtarëve  lanë qytetet e tyre respektive me lejen e klubeve,  për t’u kthyer të familjet e tyre. Kështu, pas Neymar, Thiago Silvës e Cavanit që u kthyen në Brazil e Uruguaj, I erdhi radha Keylor Navas që të bëjë një gjë të tillë madje duke shpenzuar jo pak.

Në mes të një pandemie kur të gjithë fluturimet janë të bllokuar, portieri I Paris Saint Germainit shpenzoi plotë 200 mijë Dollarë për të patur mundësinë që të përqafojë të dashurit e tij në Kosta Rika. Sipas rrjetit televiziv ESPN, Navas mori me qira një avion privat mbrëmjen e 27 marsit për të udhëtuar drejt San Jose me fëmijët dhe bashkëshorten e tij. Tani Navasit dhe familjes së tij I duhet që të qëndrojë 14 ditë në Kosta Rika, sic e thonë udhëzimet e OBSH për t’u ruajtur nga marrja e mundshme e coronavirusit.

Sfidanti.al