PSG bën ofertë për Alabën, në pole position dhe për Sergio Ramos

Edhe Paris Saint Germaini hyn në garën për David Alabën. Mbrojtësi austriak i krahut  vetëm para pak ditësh konfirmoi se nuk do të rinovojë kontratën me Bayernin e Mynihut që skadon në fundin e sezonit dhe se di të kërkojë një skuadër të re. Sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’ futbollisti ka marrë tashmë një ofertë nga Paris Saint Germain edhe pse destinacioni i preferuar i Alabës është La Liga dhe më konkretisht Reali i Madridit

Duke qëndruar te Reali i Madridit, emri i kampionëve të Francës duket se lidhet edhe me atë të Sergio Ramos. Mediat spanjolle flasin me siguri se kapiteni nuk do të rinovojë kontratën me Los Blancos duke shpjeguar se futbollisti nuk e pranoi ofertën e drejtuesve të klubit madrilèn që donte t’i ulte pagën me 10%. Pas 16 vitesh, Sergio Ramos mund t’i thotë lamtumirën Realit të Madridit dhe si pasojë lind pyetja: Ku do të shkojë andaluziani?.  Ata që përpiqen  të japin një përgjigjje janë analistët e basteve të Sisal Matchpoint që shohin pikërishr Paris Saint Germainin në është në pole position me koeficientin 1.8 i ndjekur nga Manchester United me 4.5 e akoma më larg është Manchester City me 6 ashtu sikurse edhe Major League Soccer. Por nuk përjashtohet përfundimisht qëndrimi i Ramos te Reali i Madridit që kuotohet me koeficientin 4.5.

Sfidanti.al