Propozimi në Argjentinë, Maradona dhe ‘Dora e Zotit’ në një kartmonedhë të re

Së fundmi në Romë në ekspozitën ‘Money Go Around’, pati sukses vepra e artistit të rrugës, Maupal që kishte vizatuar fytyrën e Maradonës në një kartmonedhë argjentinase  prej 100 pesos. Tani kjo vepër arti mund të bëhet realitet. Në fakt senatorja argjentinase Norma Durango propozoi që imazhi i El Pibe De oro të stampohet në kartmonedha prej 1000 pesos.

Në mënyrë të vecantë Durango do t’u kërkojë kolegëve të saj senator që të lejojnë emetimin e kësaj kartmonedhe të re që në njërën anë do të ketë fytyrën e Maradonës , ndërsa në anën tjetër do të jetë ‘Dora e Zotit’, goli i famshëm i shënuar në Botërorin e Meksikës në 1986 në cerekfinale ndaj Anglisë.

‘Ideja nuk është vetëm për t’i bërë homazh idhullit tonë më të rëndësishëm-tha Durango gjatë prezantimit të projektit-por edhe të mendosh për cështjet ekonomike. Mendojmë se turistët që do të vijnë këtu do të duan të kenë me vete një ‘Maradonë’’.

Sfidanti.al