Propozim ‘i pacipë’; Bayern i ofron Sanchez 25 mln Euro bruto në vit

Bayerni i Mynihut kalon çdo limit financiar për të siguruar shërbimin e Alexis Sanchez. Sipas revistës ‘Kicker’, skuadra bavareze që gjithnjë ka qenë e përmbajtur përsa u përket shpenzimeve, këtë radhë ka vendosur që të bëjë çdo çmenduri për të arritur te sulmuesi kilian duke i ofruar ftubollistit 25 milionë Euro bruto në sezon. Ajo që duhet të bëjë Bayerni tani është të bindë Arsenalin që të lejojë transferimin e Sanchez në ‘Allianz Arena’ me Wenger që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga futbollisti. Kontrata e Sanchez me londinezët skadon në vitin 2018 dhe për momentin nuk ka shenja se ajo mund të rinovohet.Për këtë arsye Bayerni vendosi të nisë një ofensivë për të siguruar shërbimin e Sanchez sa më shpejt të jetë e mundur.

sfidanti.al