Procesi për të drejtat TV, Al Khelafi lirohet nga akuzat

Nasser Al Khelaifi arrin një fitore të rëndësishmë jashtë fushave të lojës. Presidenti i Paris Saint Germainit ishte nën akuzë për korrupsion për blerjen e të drejtave televizive të Botërorit 2026 dhe 2030 për Afrikën e Veriut dhe të Lindjes së Mesme. Prokuroria zvicerane kishte kërkuar një dënim me 28 muaj burg, 4 nga të cilat jo me kusht për nxitje të keqadministrimit.

Por paraditen e kësaj të premteje, gjykatësit në Bellinzona pranuan mbrojtjen e drejtuesit nga Katari dhe e liruan nga të gjitha akuzat.  Cështja bëri bujë sepse Al Khelaifi akuzohej se kishte blerë edhe një vilë në Sardegna për t’ia dhuruar  Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA të asaj kohe , Jerome Valcke për ta bindur që të nënshkruantr akordin me grupin BeIN Media që drejtohet pikërisht nga Al Khelaifi.

Ky i fundit, që gjatë gjithë kësaj kohe mohoi akuzat dhe tani ndihet i lehtësuar.

‘Pas 4 vitesh akuzash false dhe sulmeve ndaj reputacionit tim, drejtësia tek e cila kam besuar gjithnjë, më liroi krejtësisht nga akuzat-tha presidenti i Paris Saint Germainit-verdikti është një fitore dhe sot më shumë se kurrë do të vazhdoj të punoj në shërbim të sportit, sidomos në një moment ku është e nevojshme që të mobilizohet cdo forcë;

Al Khelaifi, një prej figurave më me ndikim në botën e futbollit, në këtë mënyrë i ruan funksionet e tij të shumta, jo vetëm në krye të Paris Saint Germainit, por edhe të BeIN Media, ndërkohë që është edhe anëtar i bordit të Qatar Investment Authority, të ECA dhe të Komitetit Ekzekutiv të UEFA. Po kështu Al Khelaifi është edhe në postin e ministrit pa portofol në Katar ku është edhe presidenti i Federatës Katariote të Tenisit.

Sfidanti.al