Problemi i madh i Gjermanisë së Lëvit? Ftohja e raporteve mes Nojer dhe Ter Shtegen

Manuel Nojer dhe Mark Andre Ter Shtegen prej kohësh janë përfshirë në një garë të fortë për vendin e titullarit te përfaqësuesja gjermane. Ky duel ka bërë që të ftohen ndjeshëm edhe raportet edhe mes tyre gjë që u vu re edhe në sfidën e së mërkurës që skuadra e Joakim Lëv zhvilloi ndaj Serbisë. Në këtë sfidë, Ter Shtegen zëvendësoi Nojer në fillimin e pjesës së dytë ku ai dhe kolegu i tij i Bajernit të mynihur nuk shkëmbyen as vështrimet me njëri tjetrin, ndërkohë që Nojer e përshëndeti trajnerin e portierëve, Andreas Këpke.

Trajneri Joakim Lëv vazhdon të këmbëngulë në qëndrimin e tij se Nojer është portieri i parë i kombëtares gjermane, por shtoi se ai duhet te ketë të njëjtin rendiment si lojtarët e tjerë të skuadrës. Ndërsa për Lotar Mateus, futbollisti që ka rekordin e ndeshjeve të luajtura me skuadrën përfaqësuese, theksoi se ka ardhur koha që Gjermania të bëjë rokadë në portë

‘Në këtë moment, Neuer nuk ka as formën e as sigurinë që kishte përpara se të pësonte atë dëmtim të rendë-tha Mateus-besoj se Ter Shtegen pak nga pak e fitoi të drejtën për të pasur mundësinë për të luajtur një ndeshje të rëndësishme të Gjermanisë si titullar edhe pse Neuer është i gatshëm.

Gjermania do të luajë në eliminatoret e Euro 2020 ndaj Holandës dhe trajneri Lëv e ka marrë tashmë vendimin e tij se cili do të jetë titullar në këtë ndeshje, Manuel Nojer, por Ter Shtegen do të jetë gjithnjë i gatshëm, gjë që e konfirmoi edhe ai vetë në media.

sfidanti.al