Ylli i Premier Ligës bind kryeministrin, favorit për çmimin e madh!

Markus Rashford mund të jetë vetëm 21 vjeç, por ai e realizoi diçka të rëndësishme në jetën e tij. Ylli i Mançester Junajtidit bindi kryeministrin britanik, Boris Xhonson, që të jepte vakte ushqimore për nxënësit në shkollat e vendit. Fillimisht, sulmuesi arriti të mblidhte 20 milionë paundë stërlina për të siguruar 3 milionë vakte për fëmijë që ndodhen në gjendje të vështirë. Kryeministri Xhonson pranoi që kjo skemë të vazhdonte edhe gjatë pushimeve verore, ndërsa fillimisht kishte qenë kundër.

Një zëdhënës i qeverisë britanike deklaroi se kjo skemë do të jetë gjatë këtij viti, pra vetëm për një vit, për të ndihmuar familjet britanike që kanë vuajtur shumë gjatë periudhës së koronavirusit. Pas këtij suksesi, kompanitë e basteve rregulluan koeficientët dhe nxorrën që Rashfordi është favorit për fitoren e Çmimit të Personalitetit të Vitit në Britaninë e Madhe për 2020-ën, me të njëjtë kuotë me kampionin e botës së peshave të rënda në boks, Tajson Fjuri.

Sfidanti.al