Yjet duan trofetë, a thua Sanço po “ia dredh” Junajtidit për Liverpulin?

Nuk do të ishte asnjë çudi, madje do të ishte normalitet. As mos u merrni me puthjet e shpeshta nëpër fanela, e përbetimet për ëndrrat e realizuara të fëmijërisë, pasi yjet e futbollit, si të gjithë njerëzit e tjetër bazohen tek egoizmi. Së fundi, po flitet se Xhejdën Sanço, objektivi prej kaq kohësh i Mançester Junajtidit, mund të mos shkojë në “Old Traford”, edhe nëse paguhet vlera e kartonit prej gati 120 milionë eurosh. Burime nga Gjermania bëjnë me dijë se lojtari i Dortmundit do të pëlqente më shumë që të kalonte tek Liverpuli.

Arsyeja bazë është sepse Sanço beson që me Liverpulin do ta ketë më të lehtë që të fitojë trofe, dhe kjo ka kuptim, pasi të kuqtë e Jurgen Klopit fituan vjet Championsi, e këtë vit Premier Ligën. Po ashtu kanë qenë në finalen e Championsit në 2018, si dhe në finalen e Ligës së Europës në 2016, pra kanë një qendrueshmëri të madhe në rezultate. Për më tepër, vjet e humbën vetëm për 1 pikë titullin në Premier . Gjithsesi, do të duhet që Liverpuli të paguajë kartonin, gjë që klubi i “Anfildit” mund të mos ketë mundësi apo dëshirë që ta bëjë.

Sfidanti.al