Watford, konfirmohet frika, Deulofeu ka dëmtim në ligamente

Watford fitoi bindshëm ndaj Liverpoolit 3-0 por kjo fitore e madhe u shoqërua me një humbje po kaq të madhe, atë të Gerard Deulofeut. Sulmuesi spanjoll u detyrua të lërë fushën e lojës në barrelë duke qarë për shkak të dhimbjeve të forta në gjurin e djathtë në minutën e 30 të ndeshjes së zhvilluar në Vicarage Road. Deulofeu u përplas me Van Dijk dhe pati një ndrydhje të fortë në gjurin e djathtë.

Ky episode u komentua nga Nigel Pearson që konfirmoi dëmtimin e rëndë të sulmuesit.

‘Për fatin tonë të keq, rezultatet e testeve tregojnë se Deulofeu me shumë mundësi do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për pjesën e mbetur të sezonit-tha Pearson-ato tregojnë se ai ka një dëmtim në ligamente, gjë që përbën një lajm të keq sepse ishte  një futbollist shumë I rëndësishëm për ne’

Sfidanti.al