Vidal, 50 milionë euro për t’u ribashkuar me Konten

Arturo Vidal po kërkon një sfidë të re, që mund të jetë një kalimi i mundshëm në Premier League tek Çelsi, edhe një herë nën urdhrat e ish-trajnerit të tij Antonio Konte. Së fundi është bërë me dije, se klubi londinez ka gati një ofertë në tavolinë për Vidalin , për t’iu bashkuar atyre sezonin e ardhshëm.

Flitet, se 50 milionë euro mund të jetë shuma që skuadra e angleze ka për mesfushorin e Bajernit të Mynihut dhe kjo mund t’I bindë pa shumë problem palët, për ta përfunduar operacionin e transferimit. Vidal ishte një nga lojtarët kryesorë të Kontes kur luante te Juventusi, por gjithashtu është një lojtar i rëndësishëm edhe për Bajernin, kështu që për lëvizjen finale, pritet edhe një vendim përfundimtar i Ançelotit