Verneri pëlqen të ikë nga Gjermania, por Liverpuli vështirë ta marrë!

Fjalët e tij, të paktën ashtu siç raporton “Bildi”, nuk lënë asnjë dyshim. “Për mua, – shprehet Timo Verner, sulmuesi i Lajpcigut, – është më tërheqëse një aventurë jashtë Gjermanisë sesa Bajerni”. Pra, ai e ka ndarë mendjen, ndërsa dihet se Liverpuli, por edhe Interi e ndonjë skuadër tjetër (pse jo, Barcelona?) e pëlqejnë pa masë. Sidoqoftë, ka një problem me kampionët e Europës, që mund të shpallen edhe kampionë të Anglisë ndonëse pa e mbyllur sezonin.

“Deili Mirror” shkruan se Jurgen Klop do ta ketë thuajse të pamundur që të realizojë objektivat e verës për të përforcuar ekipin me Timo Vernerin dhe Husem Auarin. Sulmuesi gjerman mund të kushtojë 51 milionë euro, dhe po kaq edhe futbollisti tjetër. Për momentin, gjendja financiare është e tillë që këto para nuk janë të disponueshme, ndaj Klopi po mendon të largojë disa lojtarë që mund t’I quajmë “periferikë”, siç thekson gazeta. Të tillë si Shaqiri apo Lalana, pa përjashtuar ndonjë tjetër. Gjithsesi, duket e vështirë.

Sfidanti.al