Vengeri i kënaqur që nuk merr pjesë në Ligën e Kampioneve?

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, konsideron se fakti që ekipi i tij nuk merr pjesë në sezonin aktual të Ligës së Kampioneve, mund të ndikojë pozitivisht te lojtarët. Arsenali, në fakt, do të marrë pjesë në Ligën e Evropës, ku do të ketë si kundërshtarë ekipe shumë më të lehtë, kështu që do te kenë shans që të luajnë futbollistë që nuk luajnë shumë në Premier Ligë.

“Për neve është më mirë që të përqëndrohemi më shumë në Premier Ligë. Sipas meje, kur nuk je pjesë e Ligës së Kampioneve, je i detyruar që të përqendrohesh te kampionati vendas. Shihni, sezonin e kaluar, Celsi nuk luajti në Evropë, u përqëndrua te Premier Liga dhe doli kampion”, tha Vengeri.

Sfidanti.al