Trajneri i heshtur Del Boske, këshillë për italianin Konte

Fjalët e Murinjos në veshin e Kontes  kanë shkuar në veshët e mbarë botës së futbollit. Bile dhe më larg, ngaqë nuk ishin të zakonshme.  Shumë trajnerë kanë komentuar sjelljen e dy trajnerëve dhe ish-trajneri i Spanjës, Del Boske, ka shprehur mendimin e tij në një intervistë për “El Larguero”.

“Nuk më duket i gabuar mesazhi i Murinjos për Konten. Ka raste që duhet të tregohesh më i moderuar në festime. Edhe mua më ka bezdisur reagimi i tij kur kemi luajtur kundër Italisë. Nuk them se nuk duhet të shpreh gëzimin e tij, nuk them të jetë si puna ime, por ta demostrojë në një mënyrë më të ekuilibruar. Nuk jam një avokat mbrojtës i Murinjos, por besoj se ka të drejtë”.