Totenhemi “qan” për Harri Kejnin, por Anglia është e lumtur

Harri Kejn mund ta ketë mbyllur sezonin me Totenhem Hotspurin pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Mançester Sitit në Champions. Sulmuesi kryesor i Spërsave paska pësuar dëmtime serioze në kavilje, të cilat duan kohë për t’u shëruar ndaj trajneri Poçetino vështirë t’i ketë shërbimet e tij në Premier Ligë dhe në Champions. Totenhemi synon gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, si dhe të jetë në katërshen e parë në Premier për t’u kualifikuar sërish në Champions sezonin e ardhshëm, ndonëse pa Kejnin kjo do të jetë më e vështirë për t’u arritur.

Gjithsesi, trajneri i Anglisë, Garet Sauthejt, mund të thuhet se është i lumtur pasi lajmet për të janë të mira. Kapiteni Kejn pritet të kthehet në kohë për gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, në të cilat Anglia do të ndeshet me Holandën në 6 mars. Doktorët e kombëtares së Anglisë do të bëjnë vizitat e tyre për sulmuesin, por vetëm tani pasi përfunduan vizitat e mjekëve të Totenhemit.

Sfidanti.al