Totenhemi po shkrihet së qeshuri me shakatë e kripura të Murinjos!

Kjo është batuta e një filmi të njohur shqiptar të kohës që quhej e “socrealizmit”. Sot mund të përdoret për metodën me të cilën po punon Zhoze Murinjo tek Totenhemi dhe që po jep fryte. i shlodhur, pa nerva dhe me humor të lartë, trajneri portugez po i ngre moralisht e shpirtërisht futbollistët e tij, që të lenë pas periudhën e stresuar të muajve të fundit me Maurisio Poçetino.

Ata që ndjekin stërvitjen tregojnë se Murinjo bën shpesh shaka, krijon momente të veçantë, ndërsa ka ditur të gjejë “telat” e lojtarëve me batutat e duhura. Kështu bëri me Dele Alin, pastaj me mesfushorin Eriksen, dhe kështu po bën me Harri Kejnin. Murinjo ia ka përkëdhelur sedrën duke e quajtur sulmuesin më të mirë në Premier Ligë, ndërsa ka deklaruar hapur se Totenhemi është i detyruar t’i japë trofe Kejnit. Lojtarët duken të lumtur, ndërsa janë arritur dy fitore, 3-2 në fushën e Uest Hemit dhe 4-2 në Londër ndaj Olimpiakosit në Champions.

Sfidanti.al